Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz

Përmes një postimi, politikani nga Serbia, Nikola Sanduloviq, ka thënë se është politikani i vetëm serb, që ka ardhur për të nderuar familjen Jashari në Prekaz

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se është politikani i vetëm serb, që ka ardhur për të nderuar familjen Jashari në Prekaz.

Përmes një postimi në platformën X, Sanduloviq ka thënë se ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sandoloviq.

Vizitën në kompleksin memorial në Prekaz, politikani nga Serbia e ka bërë gjatë vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika