Sanduloviq nuk shprehet optimist për marrëveshjen finale: Janë procese që Thaçi ka pranuar t’i bëjë në mënyrë aspak profesionale

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, është shprehur jo optimist për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë

Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë

Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, ka thënë se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se sipas tij, janë procese që ish-kryeministri Thaçi ka pranuar t’i bëjë në mënyrë aspak profesionale, duke shtuar se ai ka hyrë i pa përgatitur duke pranuar realizimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se nuk është e vështirë të mbash një qëndrim të tillë.

“Unë mendoj që kjo është zgjedhja e duhur sepse ky është fakt dhe fakti është i pandryshueshëm. Kushdo tjetër që thotë gjëra të tjera, si presidenti Vuçiq, për shembull, i cili thotë në Parlament që Kosova do të marrë autonomi të gjerë. Unë sinqerisht nuk i kuptoj se si mund të mendojnë kështu dhe çfarë besojnë”, ka thënë kryetari i Partisë Republikane të Serbisë.

Sanduloviq ka thënë tutje se qëndrimi i tyre është përfundimtar. “Politika jonë është e mbyllur sa i përket këtij drejtimi”, ka shtuar ai.

Për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se kanë gjuajtur eksploziv tek ndërtesa e partisë së tij. Ai shtoi se edhe familja e tij ka qenë e përfshirë në situata kur janë ballafaquar me kërcënime të tilla.

“Ajo që është më e keqja është që këto kërcënime vijnë nga njerëzit e Vuçiqit, të cilët më kërcënojnë mua dhe familjen time…Politika ime nuk do të ndryshojë, unë jam i gatshëm për çfarëdo presioni që më vjen“, ka shtuar ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika