Santos: Më duhej të shkelja në trup të pajetë për të shkuar në shkollë
Disa ditë para fillimit të Botërorit “Katar 2022”, sulmuesi i Manchester United, Antony Santos ka rrëfyer fëmijërinë e tij në San Paulo. Antonio Santos e ka përshkuar si “ferr” lagjen ku është rritur. “Kam lindur në ferr. Kjo nuk është shaka. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, ‘favela’ ku unë u rrita […]





Disa ditë para fillimit të Botërorit “Katar 2022”, sulmuesi i Manchester United, Antony Santos ka rrëfyer fëmijërinë e tij në San Paulo.
Antonio Santos e ka përshkuar si “ferr” lagjen ku është rritur.
“Kam lindur në ferr. Kjo nuk është shaka. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, ‘favela’ ku unë u rrita në Sao Paulo quhet në të vërtetë Inferninho-‘ferri i vogël’”, ka shkruar Santos.
Santos ka thënë se për të kuptuar si person duhet të kuptoni historinë dhe rrënjet e tij.
“Është një vend famëkeq. Pesëmbëdhjetë hapa nga dera jonë e përparme, gjithmonë kishte tregtarë droge që bënin biznesin e tyre, duke i kaluar sendet dorë më dorë. Era vinte vazhdimisht jashtë dritares sonë”, ka thënë Santos.
Futbollisti brazilan ka shtuar se një nga kujtimet e tij të para të fëmijërisë së tij është që babai i tij “u ngrit nga divani një të diel dhe do t’u bërtiste djemve që të largoheshin nga rrugë dhe të na linin të qetë, sepse fëmijët e tij ishin brenda duke u përpjekur të shikonin ndeshje futbolli”.
Ai ka theksuar faktuin se ka parë një trup të pajetë gjatë rrugës për në shkollë në një moshë të mitur.
“Disa nga gjërat që kam parë …. Vetëm ata që e kanë jetuar mund t’i kuptojnë. Në shëtitjen time për në shkollë një mëngjes, kur isha ndoshta 8 ose 9 vjeç, hasa në një burrë të shtrirë në rrugicë”, tha Santos.
“Ai nuk po lëvizte. Kur u afrova, kuptova se kishte vdekur. Në favela, ju mpiheni për këto gjëra. Nuk kishte rrugë tjetër për të shkuar, dhe unë duhej të shkoja në shkollë. Kështu që mbylla sytë e mi dhe shkela mbi trupin e pajetë”.
Po ashtu, Santos ka diskutuar dhe për periudhën kur po luante futboll në Favela.
“Çdo ditë, vëllai im më i madh më çonte në shesh për të luajtur futboll. Në favela, të gjithë luajnë. Fëmijë, pleq, mësues, punëtorë ndërtimi, shoferë autobusësh, shpërndarës droge, gangsterë”.
Tutje, ai tha se në kohën e babait të tij ishte fushë dheu, në kohën e tij ishte asfalt. Santos ka shtuar se duhej të luante këmbëzbathur, me këmbë të gjakosura sepse nuk kishin para për këpucët e duhura.
“Isha i vogël, por dribloja me një dhunti që vinte nga Zoti. Driblimi ishte gjithmonë diçka brenda meje. Ishte një instinkt i natyrshëm. Dhe nuk pranova t’i përkulja kokën askujt. Do t’i bëja ‘flip-flap’ shpërndarësve të drogës”, ka përfunduar Santos.




















