Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj policisë, jemi në anën tuaj

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sarrazin pas takimit me Kurtin, tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte sulm kriminal e terrorist.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë në këtë aksion.

Ai u shpreh se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.

“Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm i dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika