Sarrazin: Kosova dhe Serbia duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, emisari i i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Sarrazin, në një interviste për “DW” ka theksuar se “dritarja” për dialogun “nuk është mbyllur ende”. Ai e […]
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, emisari i i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Sarrazin, në një interviste për “DW” ka theksuar se “dritarja” për dialogun “nuk është mbyllur ende”.
Ai e ka nënvizuar se të dy palët duhet të duhet të çojnë përpara zbatimin e Aneksit të Ohrit.
“Ne kemi të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili punon, ai ka një agjendë dhe do që të arrijë zbatimin dhe implementimin e Ohrit. Dhe qasja jonë është që ta mbështesim atë dhe të bëjmë gjithçka, që kjo dritare të shfrytëzohet, të cilën Miroslav Lajçak e plotëson tani. Ai është shumë aktiv dhe kjo është qasja jonë. Më duket se nuk ka kuptim të mendosh shumë, se çfarë do të vijë paskëtaj.
Ne jemi për Ohrin dhe duam që të dyja palët ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit dhe mendoj se kjo është vendimtare. Unë shoh në të dyja palët se politika e brendshme do të bëhet një faktor i rëndësishëm. Dua ta them në mënyrë eksplicite; e ardhmja e të gjithë rajonit është në BE dhe kjo duhet të qëndrojë nganjëherë mbi politikën e brendshme”, ka thënë Sarrazin.















