“Savage X Fenty” e Rihanna-s shton kategorinë e veshjeve sportive

Marka e modës "Savage X Fenty", e drejtuar nga këngëtarja e njohur ndërkombëtare Rihanna, ka shtuar kategorinë e veshjeve sportive. Për zgjerimin e markës, Rihanna është shprehur se donin të shtynin kufijtë në mënyrën se si përcaktojnë sportin dhe veshjet sportive

Kategoria "Sport" e "Savage X Fenty"





Marka e modës, “Savage X Fenty” që drejtohet nga Rihanna ka zbuluar një linjë të re produktesh, e cila përfshin kategorinë e veshjeve sportive.

‘Sport’ është drejtuar nga drejtori ekzekutiv i dizajnit të sapoemëruar Adam Selman, në një njoftim për media thuhet se kjo kategori është projektuar me idenë e kombinimit të funksionalitetit me lojën.

Kategoria e re e “Savage X Fenty” përmban sutjena me ndikim të ulët dhe të mesëm, dollakë me bel të lartë, jumpsuits dhe një body.

Liderja e kësaj marke, Rihanna për ofertën e re ka thënë se donin të shtynin kufijtë në mënyrën se si përcaktojnë sportin dhe veshjet sportive.

Kategoria “Sport” e “Savage X Fenty”

“Ne e mendojmë sportin si mënyrën se si ecni në jetën tuaj. Unë dua që njerëzit të ndihen seksi, të shkujdesur dhe të fuqishëm kur vendosin këto pjesë dhe Adam është stilisti i përsosur për të realizuar atë vizion”, ka thënë Rihanna.

Dizajneri Adam Selman ka ndihmuar më tej në kapsulën e parë të Savage X Fenty në vitin 2020, dhe më vonë është zgjedhur për rolin e drejtorit të dizajnit të brendshëm për të udhëhequr të dy kategoritë “Lounge” dhe “Sport”, transmeton “fashionunited”.

Marka e modës, “Savage X Fenty” është duke u përgatitur për “Savage X Fenty Show Vol. 4”, i cili do të transmetohet në Prime Video në më shumë se 240 vende më 9 nëntor të këtij viti.

Linja e re do të jetë e disponueshme për blerje në të njëjtën ditë me shfaqjen, me akses të hershëm për anëtarët VIP duke filluar nga 1 nëntori.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika