SBAShK-u adreson kërkesat drejt Qeverisë, Gola propozon forma të reja të grevës

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, ka propozuar që fëmijët të kthehen në shkollë derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare dhe të mos vendosen notat për nxënësit si formë e presionit sindikal. Ndërsa, SBAShK-u ka adresuar kërkesat drejt Qeverisë për të arritur deri te një zgjidhje konkrete

SBAShK-u në Komisionin për Arsim





Në vazhdën e diskutimeve në Komisionin e Arsimit, kryetari i Komisionit të Arsimit, Ardian Gola nga radhët e VV-së, ka propozuar që të ndryshohet forma e grevimit.

Propozimet e Golës ishin që fëmijët të kthehen në shkollë derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare dhe të mos vendosen notat për nxënësit si formë e presionit sindikal.

Propozimet e tij kanë mbetur që të shqyrtohen nga anëtarësia e SBAShK-ut.

“Derisa të bëhet një zgjidhje përfundimtare, fëmijët të kthehen në shkollë, të mos vendosen notat dhe jam shumë i sigurt që gjatë ditëve do të gjendet një zgjidhje”, ka deklaruar ai.

Gola ka thënë se presioni sindikal të bëhet ndërmjet mosvendosjes së notave, por fëmijet e mësimdhënësit të kthehen në shkolla.

Ndërsa, SBAShK-u është përgjigjur duke thënë se, edhe nëse lehtësohen presionet e tyre, nuk dihet a do të ketë bindje të Qeverisë.

“Nuk po themi që nuk po e pranojmë, por dua të them se nëse i lehtësojmë presionet sindikale, a do të bindet Qeveria?”, ka thënë SBAShK.

Ndërkaq, të premten e 23 shtatorit, në vazhdën e diskutimeve për grevat, SBAShK-u i ka adresuar Qeverisë kërkesat e kësaj sindikate për të arritur te një zgjidhje konkrete.

Kërkesat e SBAShK-ut janë si në vijim:

    1. Rritja e pagës për 10.45 për qind aq sa ishte rritja ekonomike(BPV) në Kosovë për vitin 2021 sipas ASK bazuar në ligjin për menaxhimin e financave publike dhe shtesa prej 50 euro nga paketa ekonomike e publikuar nga Qeveria e Kosovës më 3 shtator 2022 për periudhën shtator-dhjetor 2022, kurse nga janari 2023 rritje e pagës për aq për qind sa është rritja ekonomike e vitit 2022 plus shkallën e inflacionit 2022 bazuar në kontratën kolektive të SBAShK-MASHT (neni 35 paragrafi 10). Të merren parasysh vërejtjet e arsyetuara të SBASHK-ut të dhëna gjatë diskutimit publik për ligjin e pagave si dhe ligjin e zyrtarëve publikë.
  1. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financave nga Shteti, nr.04/L 131, sidomos të ndryshohet ose të fshihet në tërësi neni 8, paragrafi 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurimeve Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit të kërkohet që t’i ketë 15 vjet kontribute në skemat pensionale para datës 01.01.1999, deri në fund të nëntorit të vitit 2022.
  2. Deri në fund të vitit 2022, të miratohet plotësim-ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësore, ose në të kundërt të fillojë zbatimi i ligjit aktual të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2022.

No description available.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika