SBASHK-u i pakënaqur me vendimin e qeverisë për ndihmën prej 100 eurosh

SBASHK

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, është shprehur e pakënaqur me vendimin e qeverisë për të ndarë një shumë prej 100 eurosh për disa kategori të shoqërisë kosovare si ndihmesë për të përballuar krizën ekonomike në vend.

Ajo për RTV Dukagjinin, ka deklaruar se nëse qeveria e Kosovës, nuk reflekton deri më 21 prill atëherë do të ndërmerren veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.

“Ne gjithëherë i lëmë hapësirë qeverisë që të reflektojë. I kemi dhënë afat që deri më 20 prill të reflektojë. Nëse nuk ka reflektim nga ana e qeverisë deri më 21 prill atëherë do të shkohet me veprime sindikale. Mbetet që me 20 prill të vendoset nga Këshilli Drejtues [i SBASHK-ut] që të merret vendimi për veprimet e mëtutejshme që nuk përjashtohet edhe greva e përgjithshme”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Shala ka theksuar se duhet të fillojë dialogu në mes SBASHK-ut dhe Qeverisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët dhe të mos merren veprimet sindikale.

Në anën tjetër, ajo ka treguar se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë takim me qeveritarët.

“Nuk kemi pasur as ndonjë takim me qeveritarët e as nuk kemi ndonjë përgjigje sa i përket kërkesave tona. Ne ende nuk kemi asnjë njoftim në lidhje me përgatitjen e Ligjit të Pagave”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kurti të martën e 12 prillit, ka njoftuar se për muajin prill do të ndahen nga 100 euro, për studentët, pensionistët si dhe për punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka deklaruar se për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik shtesa prej 100 euro për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë, ndërkaq për punëtorët e sektorit privat dhe studentët nevojitet që të hapet procesi i aplikimit.

“Për muajin prill do të dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfshihen në asistencë sociale. Pensionistëve do t’ua ndajmë edhe nga 100 euro shtesë për muajin prill, për të gjitha shtresat”.

“100 euro do t’i ndajmë për punëtorët e sektorit privat, do të ndajmë shumën prej 100 eurove edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Po ashtu, të gjithë studentët do të përfitojnë nga 100 euro. Për shtresat e cenueshme do të shpërndajmë mbi 80 mijë euro”, tha Kurti në konferencë për media.

Ai është shprehur se nga kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, derisa bëri të ditur se do të miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale dhe heqjen e tatimit në 250 euro pagë.

Në anën tjetër, ministri i Finanacave, Punës dhe Transferave, Hekuran Murati, ka thënë se  përfitues nga kjo pako ekonomike do të jenë të gjitha kategoritë të cilat janë përballur me vështirësi ekonomike. Ndërsa për studentët dhe për sektorin privat ai tha se do të hapet aplikimi në ditët në vijim pasi nuk janë në dispozicion të dhënat e llogarive banakare.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika