SBAShK-u me aktivitet rekreativ, i dërgon në bregdetin shqiptar 440 mësimdhënës

Në njoftimin e tyre thuhet se përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut

Kryetari i SBAShKU-ut, Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se do t’i dërgojë në bregdetin shqiptar 440 mësimdhënës.

Në njoftimin e tyre thuhet se përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

Ky aktivitet i SBAShK-ut ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve dhe me tjerët do  vazhdojnë në ditët në vijim.

“Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do të nisen më 29 qershor. Përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika