SBASHK-u paralajmëron grevë më 12 maj

SBASHK-u i ka dërguar shkresë zyrtare ministres Arbërie Nagavci, duke e njoftuar për grevën paralajmëruese njëorëshe të 12 majit

Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBASHK), ka vendosur të mbajë grevë njëorëshe më 12 maj, pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, edhe pse i kishte premtuar  në muajin prill se do të ketë dialog përmbajtësor, nuk bëri as edhe një hap konkret.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo Sindikatë përmes një njoftimi për media, ku ndër të tjera thuhet se greva njëorëshe do të mbahet në të gjithë sektorin e arsimit, që nga çerdhet e deri në Universitete, duke mos përjashtuar veprime më radikale pas kësaj date.

“Duke respektuar Ligjin për Grevat, SBASHK-u me kohë i ka dërguar shkresë zyrtare Ministres, Arbërie Nagavci, duke e njoftuar për grevën paralajmëruese njëorëshe të 12 majit, por edhe për veprimet tjera shumë më radikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit, nëse Qeveria vazhdon të heshtë ndaj kërkesave legjitime të SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Përmes njoftimit, SBASHK-u ka bërë të ditur se ka insistuar që çështjet të zgjidhen me dialog, e në këtë informatë dërguar MASHT-it, e ka ftuar Ministren Nagavci për angazhim dhe takime me përfaqësuesit e tyre për të debatuar  për gjithë këto çështje, madje për ta informuar edhe për protestën e 20 majit e për t’u angazhuar bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjet e ngritura.

“Gjithashtu, SBASHK-u apelon te të gjithë anëtarësia që të bëjnë përgatitjet e duhura për pjesëmarrje masive në protestën e 20 majit bashkë me sindikalistët nga sindikatat tjera anëtare të BSPK-së. Kështu duke uruar që Qeveria të ofrojë zgjidhje të pranueshme për kërkesat tona legjitime, e për të mos pasur nevojë që të fillohet me grevën e përgjithshme në tërë sektorin arsimor”, thuhet tutje në njoftim.

Këto janë kërkesat kryesore të SBASHK-ut:

  • Vazhdimi i pagesës prej 100€ për çdo muaj derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të  BSPK-së,
  • Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor,
  • Plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, sipas të cilit, kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999,
  • Mosformimi i komisionit, i cili do të ulet në tavolinën e negocimit me SBASHK-un që të gjejë zgjidhje për kërkesat drejtuar Qeverisë së Kosovës,
  • Greva do të mbahet në tërë sistemin arsimor në orën e parë të punës në të dyja ndërrimet.

BSPK: Grevë më 12 maj e më pas protestë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika