SBAShK-u për Ligjin e skemave pensionale: Diskriminimi vazhdon, zgjidhjet janë afatshkurtra e të padrejta

"Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar e me kryeneçësinë dhe u votuan ndryshime sa për të thënë e teksa diskriminimi vazhdon dhe zgjidhjet janë afatshkurta e të padrejta”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut pas miratimit të Ligjit për skemat pensionale

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, foto:EO

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vazhduar me kryeneçësi dhe nuk ka konsultuar palët për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale.

Sipas komunikatës, SBASHK-u ka akuzuar Qeverinë për mosbashkëpunim dhe se edhe me ndryshimet e reja, në Ligjin për skemat pensionale ka prapë diskriminim.

“Qeveria Kurti duke u trimëruar me numrin e votave vazhdon të nxjerr Ligje e të bëj ndryshime në Ligje pa bërë konsulta me palët që preken me këto vendime e Ligje. Një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. SBASHK-u në pritje që do të ftohen sindikatat nga komisioni dhe Ministri Murati për të ofruar propozime të argumentuara lidhur me këto ndryshime, kishte përgatitur argumente, fakte e propozime konkrete , që do të bënin zgjidhje të përhershme dhe të drejtë për të gjitha palët që preken me këtë Ligj. Mirëpo, Qeveria vazhdoi me qasjen e gabuar e me kryeneçësinë dhe u votuan ndryshime sa për të thënë e teksa diskriminimi vazhdon dhe zgjidhjet janë afatshkurta e të padrejta”, thuhet në njoftim, transmeton KP.

Sipas SBASHK-ut, me këto ndryshime preken ligjet e tjera, siç është rasti me Ligjin për statutin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, i cili si vite kontributdhënëse ua njihte atyre që punuan në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës kohën nga viti shkollor 1989 e deri më 31 tetor 1999, kur edhe kishte përfunduar viti shkollor, që ishte zgjatur me vendimin e organeve të Kosovës të asaj kohe.

Ndryshe, të enjten e 27 korrikut, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetë të Kuvendit kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika