SBASHK-u: Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave, prandaj greva vazhdon

Këshilli Grevist i BSK-së dhe ai i SBASHK-ut kanë bërë të ditur se qeveria nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre, prandaj greva do të vazhdojë

Ilustrim, Grevë

Në një njoftimin për media, Këshilli Grevist i BSKP-së dhe ai i SBASHK-ut kanë bërë të ditur se Qeveria nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre, prandaj sipas tyre, greva vazhdon.

Sipas njoftimit të tyre, Qeveria e Kosovës i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar për zgjidhjen e kërkesave të tyre, dhe kjo sipas tyre, ka sjellë që greva që ka filluar nga 25 gushti të vazhdojë.

“Me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime  të punëtorëve në sektorin publik. Kjo qasje e gabuar ka sjellë edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti, dhe me këtë qasje të Qeverisë nuk dihet edhe sa do të zgjasë” thuhet në njoftimin e tyre.

Ata theksuan se “Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai i SBASHK-ut donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen  e marrëveshjes së pranueshme, por takimi në MASHTI me ministren Nagavci e zv/ministrin Pupovci e pastaj takimi në Këshillin Ekonomik Social , në të cilin ishin përfaqësuesit e BSPK-së, disa nga Odat dhe përfaqësuesit e Qeverisë me përfaqësuesit kyç, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci”.

Sipas tyre, debatet e kulturuara të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryetarit të Federatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, Ali Gashi, dhe përfaqsuesve të tjerë, i kanë trimëruar ministrin Hekuran Murati dhe ministren Arbërie Nagavci që të mos zgjidhin kërkesat e tyre.

Gjithashtu, ata shtuan se Qeveria nuk e do dialogun e as zgjidhjen e kërkesave të grevistëve.

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj , kryetari i Federatës sindikale të shërbyesve civilë Ali Gashi, por edhe përfaqësuesit tjerë të BSPK-së disa herë iu drejtuan me lutje përfaqësuesve të Qeverisë dhe pjesëmarrësve të tjerë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist. Mirëpo, debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejtë se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva . Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale”.

“Greva ndodh kudo në botë  për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve  në mënyrë që të mbyllet greva, e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej ,kinse, dialogu. Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve. Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, gjithashtu, thuhet se Këshilli Grevist do të shkojë në takime me Qeverinë, vetëm kur ajo të sillet si palë e barabartë dhe merret me kërkesat e grevsitëve

“Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkojë në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjësor dhe merret me kërkesat e grevistëve. Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika