SBASHK-u: Sot nuk ka mësim, mësimdhënësit në protestë

Të premten e 20 majit nuk do të mbahet mësim në Kosovë, pasi punëtorët arsimorë do të jenë në protestë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës(SBASHK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se të premten nuk do të ketë mësim, pasi ka vendosur që t’i bashkohet protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Sipas kësaj sindikate, mësimdhënësit nga i gjithë vendi do të nisen drejt Prishtinës për të qenë pjesë e protestës.

“Pas një debati konstruktiv është rikonfirmuar se në protestën e thirrur më 20 maj nga BSPK-ja e bazuar në zërin e anëtarësisë do të marrin pjesë në mënyrë masive edhe të punësuarit në sektorin e arsimit. Duke u bazuar në këtë, pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK-u, gjithashtu, ka shprehur keqardhje për gjendjen e krijuar, por thotë se është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave, që ata i quajnë legjitime të punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete e kulturë, por edhe në sektorët e tjerë.

SBASHK-u ka apeluar te prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë për hir të sigurisë, sepse shkollat janë pa personel arsimor.

Megjithatë, SBASHK-u ka kërkuar mirëkuptim nga kopshtet të cilave iu ka kërkuar që të mos e ndalin punën.

Ndryshe, të enjten e 18 majit, pasi SBASHK-u kishte paralajmëruar se të premten nuk do të ketë mësim në Kosovë, MASHTI e ka kundërshtuar duke u bërë thirrje mësimdhënësve që të mos e humbin asnjë orë mësimore, pasi çdo orë e humbur do të kompensohet.

Në reagimin nga MASHTI, thuhet se humbja e mësimit është cenim i së drejtës themelore të fëmijëve për arsimim, ndërsa, ka paralajmëruar se çdo orë e humbur e mësimit do të kompensohet.

MASHTI, po ashtu, ka deklaruar se humbja e mësimit është cenim i së drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është veprim i papranueshëm.

“Humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim” thuhet në reagimin zyrtar.

Në njoftimin e MASHTI-it, gjithashtu, thuhet se diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në kohën kur është edhe fundi i vitit shkollor.

Ndryshe, më 12 maj, SBASHK-u kishte organizuar një grevë njëorëshe në të gjitha nivelet e arsimit në vend.

MASHTI kundërshton grevat, paralajmëron kompensim të orëve të humbura

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika