Scaloni: Nëse më duhet të zgjedh, do të merrja Messin mbi Maradonën

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka pranuar se kundër legjendës së futbollit, Diego Maradona, preferon yllin aktual të kombëtares së tij

Foto ilustrim: Lionel Scaloni, Messi dhe Maradona

Krahasimet Lionel Messi dhe Diego Maradona janë të pashmangshme në Argjentinë, dhe nuk mund t’i shpëtojë as trajneri i kombëtares.

Trajneri argjentinas, Lionel Scaloni, ka thënë se ai do të zgjedhte yllin e tij aktual mbi fituesin e Kupës së Botës 1986.

Duke folur në një intervistë në “El Partidazo” në Cadena COPE, trajneri ka folur për kohën e tij në krye të Argjentinës dhe zbuloi preferencën e tij për Messin ndaj Maradonës.

“Nëse më duhet të zgjedh njërin, nga Messi dhe Maradona, do të marr Leon, pasi kam diçka të veçantë me të”, ka thënë Scaloni.

“Ai është më i miri i të gjitha kohërave, edhe pse Maradona ishte gjithashtu fantastik. Të stërvitësh Messin nuk është e vështirë. Teknikisht, nuk mund ta korrigjosh atë, por mundesh me situata të caktuara që kanë të bëjnë me presing ose mund t’i shpjegosh një metodë sulmi”, është shprehur tutje ai.

Ndërsa, për sa i përket presionit, fitimit të topit dhe kur nxehtësia e lojës është ndezur, sipas tij, Messi është numri një.

Scaloni reflekton mbi kritikat për emërimin e tij

Emri i Scalonit do të shkruhet përgjithmonë në folklorin e futbollit argjentinas falë triumfit në Katar 2022, dhe ai ka bërë që disa kritikë t’i tërheqin fjalët e tyre.

“Është e natyrshme që një gazetar të thotë ‘çfarë ka bërë Scaloni për të qenë në stolin e Kombëtares?’”, ka pranuar trajneri.

“Unë nuk jam duke shkuar dhe nuk jam i hidhur. Në atë kohë, kështu ishte, unë isha duke filluar dhe po e bëja këtë me kombëtaren e Argjentinës”, ka deklaruar ai.

Kupa e Botës ishte si një ‘film’

Ka kaluar pak kohë nga suksesi i Argjentinës në Katar, por Scaloni e di se sa shumë do të thotë fitorja. Megjithatë, ai nuk e ka shikuar ndeshjen e fundit, gjithsesi.

“Kupa e Botës ishte një film dhe një udhëtim i jashtëzakonshëm”, ka thënë Scaloni .

“Çelësi i të gjithë turneut ishte të shijonim, duke ditur se sa e vështirë ishte dhe se çdo ekip mund ta fitonte atë”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika