Scheneeberger pas thirrjeve për luftë në Beograd: Borrelli i ka mjetet për të parandaluar luftën [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë], por vetëm po hesht
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas thirrjeve të tifozëve serbë për luftë në Beograd duke i kërkuar dorëheqjen e përfaqësuesit të lart të Bashkimit Evropian, Josep Borrell-it duke i thënë “Borrell shko në shtëpi”. Arsyeja pse Schneeberger ka bërë këtë kërkesë është se Borrelli nuk është duke marrë masa për ta […]
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pas thirrjeve të tifozëve serbë për luftë në Beograd duke i kërkuar dorëheqjen e përfaqësuesit të lart të Bashkimit Evropian, Josep Borrell-it duke i thënë “Borrell shko në shtëpi”.
Arsyeja pse Schneeberger ka bërë këtë kërkesë është se Borrelli nuk është duke marrë masa për ta parandaluar një luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një person që ecën midis dy alarmeve ajrore në Kiev, sheh postera reklamues nga Bashkimi Evropian që shfaqin sloganin e Borrellit duke thënë, ‘së bashku, ne po luftojmë për vlera të përbashkëta evropiane’. “Dhe pastaj sheh foto nga stadiumi i Beogradit dhe spontanisht pyet veten: Për cilat vlera evropiane po luftoni Josep Borrell? Për paqe të qëndrueshme në Evropë?” , ka shkruar ajo.
Schneeberger ka thënë se “nuk është e vërtetë” që Borrelli po angazhohet për paqen e qëndrueshme në Evropë, “pasi ai ka mjetet për të parandaluar luftën [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë], por nuk i përdor ato mjet vetëm po hesht”.
Da geht man zwischen zwei AIR ALERTS durch #Kyiv und sieht die Werbeplakate der EU. Ganz prominent Mr. Borrell mit dem Spruch "Together, We Are Fighthing For Common European Values". Und dann sieht man Bilder aus dem Stadion in Belgrad und stellt sich ganz spontan die Frage:… pic.twitter.com/PjHSFgyPPW
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) July 29, 2023
![Scheneeberger pas thirrjeve për luftë në Beograd: Borrelli i ka mjetet për të parandaluar luftën [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë], por vetëm po hesht](/cnt/01a0c203-2310-7cd4-bef8-ffdb3f639670__l.webp)














