Të mërkurën e 4 majit, kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të mirëpresë në selinë e tij Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Telegrafit, lajmin e ka bërë të ditur zëvendës-zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, të premten në Berlin, gjatë konferencës së rregullt të Qeverisë gjermane për media.
“Në qendër të të dyja takimeve, që do të zhvillohen veç e veç, do të jenë qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner, njofton DW.
Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen në Berlin me praninë e ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak.
Lajçak vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz.