Scholz: Gjermania duhet të bëhet forca e armatosur më e pajisur në Evropë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një fjalim para personelit të lartë të Bundesverit ka thënë se Gjermania është e gatshme të bëhet lider në sigurinë evropiane. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka qenë një pikë kthese për politikën gjermane të mbrojtjes, ku vendi krijoi një fond special prej 100 miliardë eurosh për të përmirësuar forcat e saj të armatosura

Olaf Scholz

Gjermania është e gatshme të bëhet lider në sigurinë evropiane dhe duhet të bëhet “forca e armatosur më e pajisur” në Evropë, ka thënë të premten e 16 shtatorit kancelari Olaf Scholz.

“Si kombi më i populluar me fuqinë më të madhe ekonomike dhe një vend në qendër të kontinentit, ushtria jonë duhet të bëhet gurthemeli i mbrojtjes konvencionale në Evropë, forca më e pajisur,” ka theksuar Scholz në një fjalim para personelit të lartë të Bundesverit.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka qenë një pikë kthese për politikën gjermane të mbrojtjes, ku vendi krijoi një fond special prej 100 miliardë eurosh për të përmirësuar forcat e saj të armatosura.

Ai tha se një ministër i mëparshëm i mbrojtjes kishte besuar gabimisht se Gjermania ishte e rrethuar nga miq.

“Në të njëjtën kohë, ne po tregojmë qartë dhe në mënyrë të besueshme se Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e kontinentit tonë”, ka shtuar Scholz.

Scholz iu ka kërkuar gjithashtu vendeve evropiane të marrin më shumë përgjegjësi në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

“Ne evropianët duhet të marrim shumë më shumë përgjegjësi në NATO. Fakti që Finlanda dhe Suedia, dy vende evropiane me ushtri moderne dhe të afta, së shpejti do t’i bashkohen NATO-s është shumë i mirëpritur”, raporton euronews.

Kancelari gjerman ishte kritikuar se ishte e ngadaltë në dërgimin e mbështetjes ushtarake në Ukrainë, por që atëherë ka rritur mbështetjen e vendit.

Scholz ka thënë se ai mbështeti ngritjen e një “selie evropiane” të aftë për “kryerjen e misioneve, pavarësisht nëse është një evakuim i shtetasve tanë, si vitin e kaluar në Afganistan, apo një mision evropian këshillimor apo trajnimi, si në Irak, Mali apo Nigeri. “.

Ndërkaq, ka shtuar se vetëm një rritje e koordinuar e aftësive evropiane do t’i lejojë Evropës të veprojë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika