Scholz: Ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, duhet të zbatohet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e tyre duke zbatuar Marrëveshjen Bazike, të arritur vitin e kaluar.

Kjo thirrje u bë pas një takimi të zhvilluar të martën në Freiberg të Gjermanisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Scholz ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i cilësuar ato si thelbësore për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Natyrisht, është e rëndësishme që njerëzit në rajon të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore. Kjo vlen kryesisht për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Scholz.

Scholz ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë një çështje kyçe për stabilitetin e rajonit dhe përpjekjet për integrim në BE.

Ai ka shtuar se Gjermania është e gatshme të ofrojë mbështetje për të dyja palët në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura.

“Ne po punojmë për të ofruar mbështetje për të dyja palët. Ka një marrëveshje që është rënë dakord dhe që duhet të zbatohet”, ka theksuar Scholz.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika