Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar për vdekjen e Mahsa Aminit, e cila u vra në protesta në Iran nën pretendimet se ka shkelur rregullat e veshjes se hixhabit.

Scholz ka thënë se duhet të shikojmë dhe veprojnë kur ka shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas tij, “ne shohim luftën e guximshme të iranianëve për më shumë liri dhe drejtësi dhe dhunën brutale kundër tyre”.

Kancelari gjerman ka shtuar se janë duke rritur presionin ndaj regjimit me sanksione.

“Ne duhet të shikojmë dhe të veprojmë kur të drejtat e njeriut shkelen: ne shohim luftën e guximshme të iranianëve për më shumë liri dhe drejtësi dhe dhunën brutale kundër tyre. Ne po rrisim edhe presionin ndaj regjimit me sanksione”, ka shkruar Scholz.

Wir müssen hinsehen und handeln, wenn Menschenrechte verletzt werden: Wir sehen den mutigen Kampf der Iranerinnen und Iraner für mehr Freiheit und Gerechtigkeit und die brutale Gewalt gegen sie. Auch mit Sanktionen erhöhen wir den Druck auf das Regime. #Kanzlerkompakt #Iran pic.twitter.com/8YMZCJs8hR

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) November 12, 2022