Scholz: Marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të rrjedhë nga dialogu

Dita e mërkurë ka qenë tejet e ngarkuar për kancelarin gjerman Olaf Scholz, pas takimit me të parin e qeverisë së Kosovës, ai e ka pritur në takim, edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Scholz dhe Vuçiq kanë biseduar për dialogun Kosovë - Serbi, ku ka kërkuar nga Serbia të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse

Aleksandar Vuçiq - Olaf Scholz

Në konferencën e mbajtur para gazetarëve në Berlin, është theksuar se të gjitha detyrimet do të zbatohen pasi, janë dakoduar, ndërsa vendimet e njëanshme janë të padobishme për rajonin.

Scholz në mënyrë të hapur ka bërë kërkesa ndaj Serbisë.

“Kam biseduar me presidentin Vuçiq për rëndësinë e progresit në dialog që duhet të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen brenda dialogut, kjo kërkon guxim dhe vendosmëri dhe të gjitha detyrimet e dakorduara duhet të respektohen”, ka thënë Scholz.

Gjithashtu, ai ka parashikuara se si duhet të jetë dokumenti i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas këtij të fundit, dokumenti duhet ta përfshijë edhe njohjen e Kosovës.

Scholz, i ka bërë të ditur Vuçiqit se Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë, gjë të cilën duhej ta bënte sikurse Bashkimi Evropian, pjesë e secilës Serbia po synon të bëhet.

Por, sipas presidenti serb Vuçiq, Serbia nuk i ka harruar dot sanksionet e perendimit që ishin vendosur ndaj saj gjatë viteve të ’90-ta.

“Sa i përket Serbisë, ne kemi një qëndrim tjetër për Kosovën. Serbia ka qenë nën sanksione për një dekadë të tërë dhe është një ndjenjë ndryshe nga shumica e të tjerëve. Serbia e kuptoi mesazhin e Gjermanisë dhe të gjithë të tjerëve”,  është kundër përgjigjur, Vuçiq.

Scholz, ka folur edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnje. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, ka porositur Scholz.

Ndërsa, pas  takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kishte thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika