Scholz: NATO-ja të përqendrohet në forcimin e fuqisë luftuese të Ukrainës

“Ne duhet ta shohim qartë situatën aktuale”, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, para ligjvënësve në Berlin, duke shtuar se Kievi “vetë ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është kërkesë përderisa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës"

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.

Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve në mes të Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.

“Ne duhet ta shohim qartë situatën aktuale”, tha Scholz para ligjvënësve në Berlin, duke shtuar se Kievi “vetë ka thënë se anëtarësimi në NATO nuk është kërkesë përderisa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës”, shkruan REL.

“Prandaj unë po kërkoj që ne të fokusohemi në atë çfarë është tani prioriteti kryesor e që është forcimi i fuqisë luftuese të Ukrainës”.

Përveç kësaj, Scholz tha se Gjermania do të punojë me G7 dhe partnerët e Bashkimit Evropian, por edhe me Kievin për të arritur “te zotimet efektive dhe afatgjata të sigurisë”.

“Këto do të sigurojnë që Ukraina të marrë mbështetje të qëndrueshme ushtarake, por edhe fuqinë e nevojshme ekonomike për të mbrojtur veten nga agresioni rus”, tha kancelari gjerman.

Samiti në Vilnius, tha ai, do të dërgojë “një sinjal të fortë” për bashkëpunimin dhe vendosmërinë transatlantike.

Gjermania, përveç ndihmës ushtarake që i ka dhënë Ukrainës, ka rritur shpenzimet për ushtrinë e saj, për shkak se i duhet të zëvendësojë armët në stoqet e saj, pas donacioneve që i ka dhënë Kievit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika