Scholz në Prishtinë do të takojë vetëm Kurtin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të jetë të premten në Kosovë. Ai do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti, kurse më pas në orën 11:30, do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Vetëm një takim në Kosovë do ta ketë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe ai takim do të jetë me kryeministrin Albin Kurti.

Përveç me të dhe vizitës që do t’u bëjë trupave gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, takime të tjera në Prishtinë, deri të enjten, nuk janë parashikuar.

Kështu kanë deklaruar për RTK, në përgjigje me shkrim, Zyra për Media e Qeverisë së Gjermanisë.

Kjo zyrë konfirmon se kancelari gjerman do të mbërrijë në Prishtinë të premten, më 10 qershor në orën 9:45 minuta.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti, kurse më pas, në orën 11:30, është përcaktuar të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media.

Me kaq, takimet e kancelarit gjerman në Kosovë do të mbarojnë.

“Mbërritja në Serbi është parashikuar në orën 15:00. Atje kancelari do të pritet nga presidenti Vuçiq ku do të ketë diskutime me të dhe kryeministren Bërnabiq”, thotë për RTK, një zëdhënës për media në Qeverinë e Gjermanisë.

Bazuar në këtë agjendë, është parashikuar që në orën 16:50 të ketë një konferencë të përbashkët për media të kancelarit Scholz e presidentit Vuçiq.

Kancelari Olaf Scholz, pas Kosovës dhe Serbisë, do të vizitojë edhe Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ku edhe i jep fundit kësaj vizite në vendet e Ballkanit perëndimor.

Të gjitha këto vizita dhe takime do të realizohen më datën 10 dhe 11 qershor.

Ndërkaq, analisti Visar Ymeri në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, për vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që pritet të jetë të premten në Kosovë, kishte thënë se është vizitë e mirëseardhur dhe e rëndësishme, sepse sipas tij, Gjermania po mbështet Kosovën në shumë pika kyçe.

“Kemi një rikthim të vëmendjes së Gjermanisë për zhvillimet në Ballkan, përkrahja në dialogun Kosovë-Serbi, përkrahja e Gjermanisë për anëtarësim në KiE, po ashtu edhe për liberalizim të vizave”, kishte thënë Ymeri.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika