​Scholz: Pavarësisht dërgimit të tankeve, Gjermania nuk është palë në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se përkundër dërgimit të tankeve, Gjermania nuk është palë e drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë

Olaf Scholz

Së fundmi Gjermania i ka dërguar tanke Ukrainës, por kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se kjo nuk e bën Gjermaninë një palë të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë.

“Kjo është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë kancelari gjerman gjatë një konference për shtyp në Buenos Aires.

”Fakti që Gjermania po i siguron Kievit ndihma financiare, humanitare ose armë nuk e ndryshon këtë”, ka shtuar Scholz.

Kancelari gjerman ka theksuar se ”Gjermania do të bënte gjithçka për të parandaluar një përshkallëzim që çon në një luftë midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s”.

“Kjo është jashtë diskutimit për ne. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kjo të mos ndodhë”.

Këto komente të Scholz-it vijnë pasi komentet e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të martën e kaluar shkaktuan bujë në Moskë.

Baerbock ka bërë thirrje për kohezion midis aleatëve perëndimorë në Këshillin e Evropës në Strasburg, duke shtuar “ne po bëjmë një luftë kundër Rusisë, jo kundër njëri-tjetrit”.

Media shtetërore ruse e përdori këtë deklaratë si provë se Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së ishin palë të drejtpërdrejta në konfliktin në Ukrainë.

Ministria e Jashtme gjermane ka sqaruar që nga ajo kohë se komentet e Baerbock nuk kishin për qëllim të portretizonin Gjermaninë si një palë ndërluftuese dhe as aleatët e saj.

Tutje njoftohet se Scholz është duke planifikuar të vazhdojë bisedimet e drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për të punuar drejt përfundimit të luftës kundër Ukrainës.

“Unë gjithashtu do të flas përsëri me Putinin në telefon – sepse është e nevojshme të flasim me njëri-tjetrin”, ka thënë kancelari në një intervistë me të përditshmen gjermane ”Tagesspiegel”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika