Scholz po përgatitet për samitin e Procesit të Berlinit

Të premten, kancelari gjerman, Scholz po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për Procesin e Berlinit. Ndryshe nga ish-kancelarja Merkel, kancelari Scholz është shprehur pro zgjidhjeve konkrete

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, po përgatitet për samitin e Procesit të Berlinit, i cili pritet të zhvillohet në muajin gusht, transmeton Deutsche Welle.

Ndryshe nga ish-kancelarja Merkel, kancelari Scholz është pro zgjidhjeve konkrete.

Kosova është destinacioni i parë i vizitës së Scholzit në rajon, ndërsa pasditen e së premtes, ai do të udhëtojë drejt Beogradit. Ai, gjithashtu, do ta vizitojë edhe Maqedonin e Veriut, Greqinë, dhe Bullgarinë.

Fokusi i këtij turneu pritet që të jetë situata aktuale politike në Evropë e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, si dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në deklaratën e zyrës së kancelarit, shkruhet se, temat kryesore të Scholz në Ballkanin Perëndimor do të jenë perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe.

Edhe para se të konfirmohej zyrtarisht vizita e Scholz-it, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka deklaruar në Twitter se, duke iu referuar burimeve të sigurta nga Berlini, temat do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika