Scholz propozon fondin e solidaritetit të BE-së për të rindërtuar Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbajtur një fjalim përpara samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian gjatë një sesioni në Bundestag në Berlin, Gjermani, më 19 maj dhe ka propozuar krijimin e një fondi të solidaritetit për të rindërtuar infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës, të shkatërruara nga lufta e agresionit rus

Kancelari gjerman, Olaf Scholz duke dhënë fjalim përpara samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian gjatë një sesioni në Bundestag në Berlin, Gjermani, më 19 maj 2022

Bashkimi Evropian duhet të fillojë përgatitjet për rindërtimin e Ukrainës duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar Kievin në mbulimin e miliarda eurove që do të kushtojë rindërtimi, sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar dhe rigjallërimi i ekonomisë ukrainase do të kushtojë miliarda,” u tha Scholz ligjvënësve gjermanë të enjten, në dhomën e ulët të parlamentit, raporton CNN.

“Ne si BE duhet të fillojmë të shtrojmë terrenin për një fond solidariteti të financuar nga kontributet e BE-së dhe partnerët e saj,” ka shtuar ai, duke folur përpara një samiti të madh të BE-së, në fund të këtij muaji.

Scholz ka thënë, gjithashtu, se oferta e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE nuk mund të përshpejtohet, pavarësisht pushtimit rus.

“Nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt BE,” ka thënë Scholz, duke shtuar se blloku duhet të gjejë një mënyrë “të shpejtë dhe pragmatike” për të ndihmuar Kievin.

Një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë ndaj gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës, që, gjithashtu, kërkojnë anëtarësim në bllok, ka thënë kancelari gjerman.

”Integrimi i tyre në BE është, gjithashtu, me “interes strategjik”, duke iu referuar ndikimit të “fuqive të jashtme” në rajon, duke përfshirë Rusinë”, ka shtuar ai.

Së fundmi, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët e Shtëpisë së Bardhë ka miratuar një projektligj rreth 40 miliardë dollarë për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, ndërsa ajo vazhdon të përballet me sulmin brutal të Rusisë.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika