Scholz: Sulmi në Berlin ishte “tërbim mizor”

Pas sulmit të ndodhur ditën e mërkurë në Berlin, ka reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili këtë të fundit e ka quajtur si tërbim mizor, por, ende nuk dihet se a është një sulm i qëllimshëm

Vendi i ngjarjes, Berlin

Gjatë ditës së mërkurë të 8 qershorit një makinë u përplas me një turmë njerëzish në një lagje tregtare në Berlin, duke vrarë një person dhe duke lënë katërmbëdhjetë të tjerë të lënduar.

Ky aksident ndodhi në rrugën Kurfuerstendamm, pranë kishës historike Kaiser Wilhelm Memorial, rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka quajtur këtë sulm si një “tërbim mizor”. Ai ka thënë se sulmi i cili u krye nga 29-vjeçari, e kishte lënë atë thellësisht të pikëlluar.

Ndërsa kryebashkiakja e Berlinit, Franziska Giffey ka thënë për mediat lokale se sulmi ishte “një ditë e zezë në historinë e Berlinit”.

I dyshuari i cili identifikohet si gjermano-armen është duke bashkëpunuar me hetuesit, megjithatë, kryebashkiakja Giffey ka paralajmëruar se i dyshuari ka bërë një sërë “deklaratash konfuze”.

Një e afërt e të dyshuarit ka thënë për Bild se ai vuan nga “probleme serioze” dhe zyrtarja më e lartë e sigurimit të Berlinit, Ministrja e Brendshme Iris Spranger, tha se “provat sugjerojnë se ky është rast i një personi të sëmurë mendor që është i shqetësuar”.

Spranger ka thënë se në makinën e tij u gjetën postera ku ai në to shprehte pikëpamje për Turqinë.

Të plagosurit ishin studentë, që ishin në një udhëtim shkollor për të festuar përfundimin e provimeve, të cilët vinin nga Bad Arolsen.

Gruaja që vdiq është identifikuar si mësuesja e shkollës së tyre. Një tjetër mësues është në gjendje të rëndë.

Një administrator i qarkut në Hesse, Jurgen van der Horst, tha për Bild se “të gjithë në Bad Arolsen janë prekur” nga tragjedia.

Një dëshmitar i cili quhej vetëm si F Kacan, ka thënë se, “shoferi braktisi makinën dhe filloi të ikte, por ne nuk mundëm ta ndalonim”, raporton agjencia e lajmeve AFP.

I dyshuari nuk ishte i njohur për shërbimet e sigurisë, por ishte ndaluar nga policia për shkelje pronësore, raporton Bild, transmeton BBC.

Të mërkurën, kryebashkiakja tha se ishte shumë herët për të ditur nëse zona ishte zgjedhur qëllimisht.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Berlin: Një person i vdekur dhe katërmbëdhjetë të lënduar

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika