Scholz: Të hetohet sulmi në Poloni para se të nxirren përfundime

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në përmbyllje të samitit G20 në Bali ka thënë se incidenti raketor në Poloni duhet të hetohet para se të nxirren përfundime

Olaf Scholz





Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në lidhje me incidentin raketor të së martës në Poloni, ku dy persona mbetën të vdekur, ka thënë se duhet të hetohet plotësisht përpara se të nxirren përfundime.

Në deklaratën e tij përmbyllëse pas samitit të G20 në Bali, Scholz e quajti një shenjë pozitive që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar të ndihmonin Poloninë në lidhje me hetimet e nevojshme, shkruan Reuters.

Scholz mirëpriti gjuhën e qartë në samit për të dënuar luftën në Ukrainë, duke shtuar: “Presidenti rus është pothuajse i vetëm në botë me politikën e tij”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se raketat që lanë të vdekur dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia.

Biden ka thënë se ka informacion paraprak që e kundërshton mundësinë që raketat që ranë të martën e 15 nëntorit në Poloni të jenë hedhur nga Rusia.

“Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjën e trajktores që të jenë hedhur nga Rusia. Por, do të shohim”, ka thënë Biden.

Ndryshe, ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të nenit 4 të aleancës.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të aleancës, anëtarët mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.

Hetimet vazhdojnë për rrethanat rreth një shpërthimi në Przewodow, pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën që la të vdekur dy persona.

Një nga diplomatët ka thënë se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika