S’e kaluan procesin e verifikimit, SHBA-ja në kërkim të shteteve që do t’i pranonin afganët e strehuar në Kosovë

Ndonëse një pjesë e madhe e afganëve janë larguar nga Kosova në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë ka ende të atillë që janë në proces të verifikimit të sigurisë apo që kanë dështuar në këtë vlerësim. Zëdhënës të ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë konfirmuar se bashkë me partnerët ndërkombëtarë po punojnë në funksion të identifikimit të shteteve që do t’i pranonin këta qytetarë afganë

Mijëra persona kishin arritur të largohen përmes aeroportit të Kabulit në gusht të vitit 2021, kryesisht pa kaluar procedurat e verifikimit. Kosova ishte një ndër vendet që kishte ofruar qëndrim për gati një mijë refugjatë nga Afganistani.

Ndonëse një pjesë e madhe e tyre janë larguar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë ka ende të atillë që janë në proces të verifikimit të sigurisë apo që kanë dështuar në këtë vlerësim.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënës të ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë konfirmuar se bashkë me partnerët ndërkombëtarë po punojnë në funksion të identifikimit të shteteve që do t’i pranonin këta qytetarë afganë.

Teksa pyeten për numrin e personave që nuk kanë arritur të kalojnë verifikimin të cilëve nuk u mundësohet largimi drejt SHBA-së, ambasada nuk ka dhënë të dhëna.

“Ne nuk komentojmë për raste konkrete. Ky proces shqyrtimi dhe verifikimi është gjithëpërfshirës, ​​kërkon kohë dhe përfshin shumë agjenci qeveritare. Deri më tani, për shkak të bujarisë së Kosovës, mbi një mijë të evakuuar afganë në Kampin Liya janë verifikuar dhe kanë lëvizur në Shtetet e Bashkuara”, thonë nga ambasada.

Kampi Bondsteel në Kosovë

“Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të punojë me partnerë dhe aleatë në mbarë botën, për të identifikuar vendet që do të pranojnë afganët që nuk mund të rivendosen në Shtetet e Bashkuara”.

Ndërkaq, “për ata individë që nuk mund të udhëtojnë më tej në Shtetet e Bashkuara, ne do të punojmë me partnerë ndërkombëtarë për të identifikuar vendet që do t’i pranojnë këta afganë për zhvendosje”.

Megjithatë, sipas ambasadës, ata po punojnë drejt finalizimi të procesit të verifikimit.

“Së pari, e duam të ritheksojmë në emër të Shteteve të Bashkuara mirënjohjen tonë për Kosovën për zemërgjerësinë e saj në pritjen e përkohshme të afganëve. Kjo ka qenë një ndërmarrje e madhe – zhvendosja e dhjetëra mijëra qytetarëve afganë në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera, përfshirë aleatët e NATO-s, që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve në rrezik. Roli unik i Kosovës si një nga partnerët e parë që ofroi për të pranuar afganët është një nderim për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale”, shton zëdhënësi i ambasadës.

Për afganët që janë pritur përkohësisht në Kampin Liya në Bondsteel, nga ambasada thonë se i kanë dy prioritete.

“Së pari, mbrojtjen e këtyre afganëve të pambrojtur dhe së dyti, mbrojtjen e sigurisë kombëtare të SHBA-së. Për të siguruar këtë, një ekip  i koordinuar ndërinstitucional i qeverisë amerikane po punon intensivisht për të verifikuar dhe kontrolluar afganët në pozitë të ndjeshme, në mënyrë që të përcaktojë nëse ata mund të udhëtojnë më tej në Shtetet e Bashkuara”.

Nëse një afgan të cilit i është refuzuar pranimi në Shtetet e Bashkuara dëshiron të kthehet vullnetarisht në Afganistan, ambasada thekson se do t’i ndihmojnë ata.

Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara do të lehtësonin riatdhesimin vetëm nëse kërkohet nga individi në fjalë.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar – dhe nuk do të kërkojnë – askënd që të kthehet në Afganistan”.

Nga ambasada potencojnë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me këta individë, për të gjetur një zgjidhje alternative dhe të qëndrueshme bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë preferencat e tyre, familjen, punësimin dhe lidhjet e tjera.

“Ligjet e imigracionit ndryshojnë midis vendeve; Faktorët që i shtynë Shtetet e Bashkuara të përcaktojnë se një individ nuk është i përshtatshëm për t’u pranuar në Shtetet e Bashkuara nuk mund të s’kualifikojnë dikë që të zhvendoset në një vend tjetër”.

Ndërkaq, Portali Dukagjini ka provuar të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për numrin e afganëve të cilët gjenden akoma në Kosovë, por nga i njëjti dikaster deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje.

Ndryshe, më pesë nëntor, ambasada e SHBA-së kishte bërë të ditur se rreth 100 afganë që ishin strehuar në Kosovë ishin nisur drejt SHBA-së.

Ndërkaq, më 16 shtator, mbi 100 afganë ishin larguar nga Kosova drejt Britanisë së Madhe.

Më pas, edhe 51 të tjerë ishin larguar nga Kosova më 19 shtator.

Ndërsa, më 29 gusht të vitit 2021, kishte arritur grupi i parë i afganëve në Kosovë, ku raportohej se në atë avion gjendeshin 111 persona.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika