“S’e ndaloni LDK-në kështu”, Abdixhiku: Po e bllokojnë pastrimin e Prishtinës për fushatë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së krijuar me grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, duke e cilësuar atë si një formë sabotimi politik që po ndodh në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se fushata në kryeqytet ka nisur me “mbeturina, lodhje dhe përpjekje të ulëta për sabotim”.

Sipas tij, këta që sot bëjnë “politikë mbeturinash” kanë kohë që e kontrollojnë plotësisht Ndërmarrjen e Pastrimit dhe e përdorin atë për qëllime politike, duke refuzuar të punojnë e madje edhe duke bllokuar angazhimin e kompanive të tjera për pastrim.

Ai ka njoftuar se janë angazhuar kompani të tjera për pastrimin e qytetit dhe se për një javë Prishtina do të pastrohet plotësisht.

“Këta që sot na bëjnë politikë mbeturinash, ka kohë që kanë marrë në kontrollë të plotë ndërmarrjen për pastrimin e tyre. Po, qytetarë, janë bërë bashkë dhe e mbajnë Ndërmarrjen Pastrimi jashta menaxhimit Komunal. Si të tillë e vendosin edhe në bojkot; bërllog plot, por ndërmarrja refuzon të punojë. E sa për të mos mjaftuar e gjithë kjo, mblidhen sërish në asamble, sërish bllok, për të ndaluar – besoni ose jo – angazhimin e dikujt tjetër për pastrim. Skenari gati. Telefonat gati. Fotografitë po. Qyteti me mbeturina plot, fushata vazhdon: Komuna s’po punon!”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fund, Abdixhiku u ka dërguar një mesazh atyre që, sipas tij, po përdorin “praktika primitive” politike.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika