Së paku 10 të vrarë nga një sulm rus në një supermarket, thotë Ukraina

Nga një sulm rus në një supermarket në Kostiantinivka, Ukrainë, janë vrarë së paku 10 persona dhe plagosur 35 të tjerë, sipas zyrtarëve ukrainas.

Punonjësit e urgjencës kërkojnë për viktima pasi raketa ruse goditi një supermarket në Kostiantynivka, rajoni Donetsk, Ukrainë, të premten, 9 gusht 2024. (AP Photo/Iryna Rybakova)

Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në një supermarket në Kostiantinivka, një qytet në rajonin lindor Donjeck të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, njoftoi në Telegram për numrin e rritur të viktimave.

“Terroristët rusë e goditën një supermarket të zakonshëm dhe një zyrë postare. Ka njerëz nën gërmadha. Operacioni për shpëtim ka filluar dhe do të bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar ata”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rrjetin social X.

Më herët, Zelensky tha se “tani për tani, dihet për katër njerëz të vrarë… së paku 24 njerëz të plagosur. Rusia do të mbahet përgjegjëse për këtë terror dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që bota të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën për t’u mbrojtur dhe për t’i shpëtuar njerëzit tanë”.

Vadym Filashkin, shef i administratës ushtarake rajonale, shkroi në Telegram se në këtë sulm u përdor një raketë Kh-38.

“Ky është një tjetër sulm që në shënjestër kishte një vend ku mblidhen njerëzit. Një akt tjetër i terrorit nga rusët”, shkroi Filashkin.

Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqën tym të zi duke dalë nga objekti i supermarketit.

Shërbimet emergjente janë duke i vazhduar operacionet për shpëtim, tha Filashkin.

Forcat ruse kanë në kontroll pjesë të mëdha të rajonit të Donjeckut. Pjesët që janë nën kontrollin e Ukrainës përballen shpesh me granatime dhe sulme ajrore.

Ky rajon është njëra prej zonave ku zhvillohet luftimet më të ashpra.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas raportuan se gjashtë njerëz vdiqën nga sulmet ruse në katër rajone të tjera./ Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika