Së paku 4 të vdekur nga zjarri në një bllok banesor në Spanjë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një zjarr të madh që përfshiu një ndërtesë apartamentesh në Valencia, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i urgjencave të qytetit spanjoll

Blloku banesor duke u djegur nga zjarri i madh në Valencia, Spanjë, 22 shkurt 2024.

Së paku katër njerëz kanë vdekur nga një zjarr shumë i madh në një bllok të banesave të larta në qytetin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan shërbimet emergjente.

Zjarri e përfshiu bllokun banesor 14-katesh në lagjen “Campanar” dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur.

“Mund të konfirmojmë se katër njerëz kanë vdekur”, ka thënë Jorge Suarez Torres, zëvendësdrejtor i shërbimeve emergjente për rajonin e Valencias.

Zjarrfikësit janë parë duke i shpëtuar njerëzit nga ballkonet e banesave. Besohet se 19 njerëz janë zhdukur gjatë zjarrit.

Zjarrfikësit duke luftuar për ta shuar zjarrin në një bllok banesor në Valencia, Spanjë, 22 shkurt 2024.

Së paku 14 njerëz, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë, janë lënduar, raporton REL.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se i gjithë kompleksi digjet teksa flakët shpërthejnë nëpër apartamente dhe tymi i dendur fryn sipër.

Në një video, ekuipazhet e zjarrfikësve mund të shihen duke shpëtuar njerëzit nga një ballkon, ndërsa zjarri shpërthen pas tyre.

Flaka e zjarrit u përhap si pasojë e erërave të forta, por ka dyshime se materiali i jashtëm i djegshëm i ndërtesave ia ka mundësuar zjarrit të përhapet me shpejtësi.

Më shumë se 20 ekipe të zjarrfikësve luftuan për ta shuar zjarrin dhe njerëzve u është kërkuar të rrinë larg kësaj zone.

Ndërtesa ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais, duke cituar menaxherin e ndërtesës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika