Së paku 8 të plagosur në një sulm me thikë në Angli

Shërbimi emergjent britanik njoftoi se është arrestuar një burrë, pasi së paku tetë njerëz u therën me thikë në veriperëndim të Anglisë të hënën

Shërbimi emergjent britanik njoftoi se është arrestuar një burrë, pasi së paku tetë njerëz u therën me thikë në veriperëndim të Anglisë të hënën.

Shërbimi emergjent tha se u ka dhënë ndihmë mjekësore tetë pacientëve të plagosur me thikë, të cilët u dërguan në tri spitale të ndryshme, përfshirë në Spitalin e Fëmijëve “Alder Hey”.

Policia në Merzisajd tha se oficerët e armatosur e kanë arrestuar një burrë dhe e kanë konfiskuar një thikë, pas raportimit të një incidenti me thikë pak para mesditës.

Nuk ka rrezik për publikun e gjerë, tha policia.

Kryeminisitri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, shkroi në rrjetin social X se ndihet i tronditur nga ky incident.

“Lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës nga Southport. Dua t’i falënderoj policinë dhe shërbimin emergjent për reagimin e shpejtë”, tha ai.

Spitali i Fëmijëve “Alder Hey” tha se ka shpallur incident të madh dhe se departamenti i emergjencës së saj është tejet i zënë.

Ai u kërkoi prindërve t’i sjellin fëmijët e tyre në emergjencë vetëm në raste urgjente./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika