Së shpejti libri “Kosova– nyje e (pa) zgjidhur” në dy vëllime me autor Fahri Musli
Shkrimtari, Fahri Musliu, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka njoftuar se gjatë muajit nëntor do të vijë një libër dokumentar, me 70 intervista. “Kosova-nyje e (pa) zgjidhur” me dy vëllime, do të jetë libri i tretë dokumentar i botuar gjatë 2023. “Ky është libri, i treti dokumentar i botuar gjatë këtij viti, me […]
Shkrimtari, Fahri Musliu, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka njoftuar se gjatë muajit nëntor do të vijë një libër dokumentar, me 70 intervista.
“Kosova-nyje e (pa) zgjidhur” me dy vëllime, do të jetë libri i tretë dokumentar i botuar gjatë 2023.
“Ky është libri, i treti dokumentar i botuar gjatë këtij viti, me mbi 700 faqe, përmban 48 intervista që kam zhvilluar e botuar me personalitete të ndryshme politike, shkencore e intelektuale serbe e shqiptare (Serbi e Kosovë) në periudhën prej vitit 1985-2005, dhe 25 intervistat që i kam dhënë unë për mediat e ndryshme prej vitit 2001 deri 2020”, ka shkruar Musliu.















