Së shpejti shfaqet filmi ‘Trapped by Law’ në Kino Armata

Më 15 shkurt shfaqjet filmi i shumëpritur “Trapped by Law” nga Sami Mustafa dhe mbahet paneli i diskutimit mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqërinë tonë në Kosovë

Manifesta

Të mërkurën, më 15 shkurt shfaqjet filmi i shumëpritur “Trapped by Law” nga Sami Mustafa dhe mbahet paneli i diskutimit mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqërinë tonë në Kosovë.

Organizuar nga Manifesta 14 Prishtina, eventi do të zhvillohet në Kino ARMATA duke filluar nga ora 18:00.

Mos e humbisni rastin të dëgjoni Almira Bajramin nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, Avni Mustafa nga Roma Versitas Kosova dhe Sakibe Jashari nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë teksa janë duke u përfshirë në një diskutim që nxit mendim mbi çështjen në fjalë.

Filmi është në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe, si dhe do të ketë edhe përkthim simultan (SHQ/AN/SHQ) gjatë panelit të diskutimit.

Filmi “Trapped by Law” është një portretizimi prekës i betejave me të cilat përballen dy vëllezërit e rinj, Kefaet dhe Selami, teksa lundrojnë në kompleksitetin e ligjit të “riintegrimit të detyruar” të nënshkruar mes Kosovës dhe Gjermanisë, së bashku me shtetet e tjera të BE-së.

Ky film i fuqishëm, i xhiruar gjatë një periudhe prej pesë vitesh, tregon historinë e rrugëtimit të dy vëllezërve përmes ndarjes së tyre të detyruar nga familja, miqtë dhe kulturën hip-hop ku ata u rritën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika