Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Izbicës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje me rastin e 25 vjetorit të masakrës së Izbicës në Skenderaj, në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minut heshtje në nderim të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të Masakrës së Izbicës në Skenderaj, në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë.

“Këto ditë janë ditë të kujtimit dhe dhimbjes sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i Masakrës në Krushë të Madhe dhe të Krushë të Vogël, dje ishte përvjetori i masakrës në Dardani të Pejës kurse sot e kemi 25-vjetorin e Masakrës së Izbicës në Skenderaj e po ashtu masakrat në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënët propozoj të mbajmë një minutë heshtje në këtë datë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Po ashtu, Konjufca i ka shprehur ngushëllime senatit amerikan dhe familjes Lieberman me rastin e vdekjes së ish-senatorit amerikan, Joseph Lieberman.

“Shpreh ngushëllime senatit amerikan dhe familjes Lieberman për shkak se dje ka ndërruar jetë miku i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, senatori amerikan, Lieberman i cili për 34 vjet ishte anëtarë i senatit amerikane dhe një mik i madh i shqiptarëve, interesave tona, i cili në çdo moment në mënyrë të palodhshme e mbrojti kauzën për lirinë e popullit të Kosovës, për Kosovës Republikë të pavarur dhe sovran. Mendimet tona janë me familjen Lieberman dhe senatin amerikan. Do të kujtohet gjithmonë nga populli dhe shoqëria jonë”, tha Konjufca.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika