Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nder të përvjetorit të luftës në Ukrainë.

Është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili ka propozuar që me rastin e njëvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit të kaluar, të mbahet një minutë heshtje. Ai ka thënë se nuk dyshon që Ukraina do të jetë fitimtare.

“Kosova qëndron fuqishëm krah popullit të Ukrainës. Nuk kam kurrfarë dyshimi që populli i Ukrainës do ta fitojë këtë luftë të drejtë”, është shprehur Konjufca.

Të pranishëm në Kuvend janë edhe gazetarët ukrainas.

Krahas kësaj, Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për 4 viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së mërkurës në Shtime.