Seanca gjyqësore ndaj Krivaqës e Sejdiut caktohet më 26 tetor

Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se të mërkurën e 26 tetorit do të mbahet seanca gjyqësore e radhës ndaj të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu para trupit gjykues





Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se të mërkurën e 26 tetorit duke filluar në orën 10:00 do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të akuzuar për vrasjen mizore të së ndjerës, Marigona Osmani.

“D.K i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, seanca e shqyrtimit gjyqësor do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndërkaq, më 14 korrik, i pandehuri Dardan Krivaqa, i cili akuzohet për vrajsen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur të qajë teksa i është lexuar aktakuza ndaj tij dhe ka thënë se nuk është në gjendje të flasë.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ndihet as i fajshëm por as i pafajshëm për veprën e kryer.

“Nuk jam në gjendje, nuk mund të flas. S’po them as që jam i fajshëm as i pafajshëm, nuk do të deklarohem në këtë fazë”, kishte thënë Krivaqa.

Në anën tjetër, i pandehuri Arbër Sejdiu, ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhej në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Nis seanca, Dardan Krivaqa i veshur me jelek antiplumb (VIDEO)

 





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika