Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 15 prill
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill. Seanca konstituive shënon fillimin e punës së Kuvendit të ri dhe pritet të përfshijë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Kryesisë, si dhe betimin e deputetëve të zgjedhur. “Presidentja Osmani […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill.
Seanca konstituive shënon fillimin e punës së Kuvendit të ri dhe pritet të përfshijë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Kryesisë, si dhe betimin e deputetëve të zgjedhur.
“Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025″, thuhet në njoftimin e Presidencës.















