Nesër në ora 11:00 pritet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vendosur që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.

Dehari, nëpërmjet ftesës që ka siguruar Dukagjini, ka ftuar të gjithë deputetët që të marrin pjesë, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se seanca konstituive e nisur të enjten u ndërpre pas kërkesës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për bisedime me partitë politike.

Të fundit nga rubrika