Seanca Meta-Kryemadhit në GJKKO, gjykata rrëzon kërkesën e ish-presidentit për të dalë nga kafazi i xhamit

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Në seancën e kaluar, Kryemadhi kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore dhe të sekuestrimit të aparatit të saj celular. Ajo pretendon se për këtë veprim hetimor duhej të ishte marrë më parë leje në Kuvend, për shkak të statusit të saj si deputete në kohën kur është kryer sekuestrimi. Organi i akuzës (SPAK) pritet të shprehet sot me qëndrimin e tij zyrtar lidhur me këto kërkesa të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, edhe Ilir Meta ka kërkuar pavlefshmëri të akteve hetimore. Ndër to, mbrojtja e tij ka kontestuar komunikimet e marra nga celulari i biznesmenit Kastriot Ismailaj, ku përfshihet edhe episodi i mesazhit me tekst “nesër më duhen patjetër 200 mijë”. Sipas Metës, këto komunikime nuk mund të përdoren si provë, pasi nuk është vërtetuar asnjëherë se ish-presidenti ka qenë dërguesi i atij mesazhi, shkruan Euronews Albania.

Gjithashtu, gjatë seancës së sotme, Meta i ka dorëzuar gjykatës një tjetër kërkesë me shkrim për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit.

Mirëpo, GJKKO e ka rrëzuar menjëherë këtë kërkesë, me arsyetimin se kjo kërkesë është shqyrtuar dhe ka marrë tashmë një vendim përfundimtar nga gjykata më parë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika