Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë në ora 14:00, me qëllim që t’u jepet mundësi të gjithë deputetëve të jenë të pranishëm.
“Për t’u dhënë mundësinë atyre [opozitës] që të jenë të pranishëm në këtë seancë, edhe pas të gjitha këtyre leximeve që i bëra bazuar në aktgjykimet e Kushtetutës…, po e vazhdojmë këtë seancë në orën 14:00”, ka deklaruar Haxhiu.
Haxhiu ka deklaruar se ky është obligim kushtetues i secilit deputet.
“E ftoj opozitën sërish që të vijë në seancën për zgjedhjen e presidentit, pra në këtë seancë të jashtëzakonshme që e kemi nisur dje”, ka deklaruar Haxhiu pasi lexoi disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, opinione të Komisionit të Venecias dhe raporte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për detyrimin e deputetëve për të qenë të pranishëm në sallë.