Seanca për presidentin vazhdon sot – Opozita e quan “puç kushtetues” nisjen e votimit pa 80 deputetë

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të vazhdojë sot në ora 10:00, pasi është ndërprerë mbrëmë.

Seanca e jashtëzakonshme kishte nisur të hënën në mbrëmje, por pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, të cilët bojkotuan procesin.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për presidente Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme.

Kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk mori asnjë votë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri vazhdimisht thirrje deputetëve të grupeve tjera parlamentare që t’i bashkohen seancës. Ajo madje deklaroi se ka informacione që ata ndodhishin në zyrat e tyre brenda objektit të Kuvendit të Kosovës.

Çfarë u tha nga opozita?

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se fillimi i votimit për presidentin pa pasur 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, është një “puç kushtetues”.

Ai para mediave ka dekelaruar se nuk mund të shkohet në raundin e dytë pa u kaluar raundi i parë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në seancën e djeshme për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar para mediave se  Lëvizja Vetëvendosje dje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe rendit demokratik

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka cilësuar si “puç kushtetues” votimin në Kuvend për presidentin e ri, pa praninë e deputetëve të opozitës.

Ai ka publikuar një pjesë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Behxhet Pacollin, që gjeti se Pacolli u zgjodh në mënyrë të kundërligjshme president, pasi për të nuk kishin marrë pjesë në votim dy e treta e deputetëve, apo 80.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se fillimi i seancës për zgjedhjen e presidentit pa pjesëmarrjen e 2/3 të deputetëve, është cenim i rendit kushtetues dhe tentim grushtshteti.

Kujtojm se në të tri rundet duhet të marrin pjesë 80 deputetë dhe me po dy të tretën e votave bëhet zgjedhja e presidentit në dy rundet e para. Në rundin e tretë kërkohen vetëm 61 vota apo shumica e thjeshtë, që një kandidat të zgjidhet president.

Deputetët kanë afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

 

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika