Seanca e Kuvendit të Kosovës për procesin e zgjedhjes së presidentit është shtyrë sërish dhe pritet të mbahet në ora 23:00, duke e shtyrë për herë të të tretë zhvillimin e saj brenda ditës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në seancë dhe të kontribuojnë në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar duke deklaruar se subjekti që ai drejton nuk do të marrë pjesë në atë që e cilësoi “show” politik të krijuar rreth këtij procesi institucional.