Seancat e mbyllura të Speciales, Alija: Në rreth 2 mijë procese gjyqësore, një izolim të tillë nuk kam parë

"Parimisht proceset gjyqësore duhet të jenë publike dhe jo çdo kërkesë e Prokurorisë të themi në rast se kërkon që seanca të jetë  e mbyllur duhet të pranohet nga trupi gjykues për arsye se edhe nga e kaluara në kemi mësuar dhe unë i kam përjellur rreth 2 mijë seanca të krimeve të luftës dhe një izolim të tillë nuk e kam parë deri më tani"

Amer Alija nga FDHK

Koordinatori për Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini ka komentuar mbajtjen e seancave të mbyllura (private) të dëshmitarëve në Gjykatën Speciale.

Seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara gjatë javëve të fundit ka pasur me dhjetëra (në rastin Thaçi dhe të tjerët, Pjetër Shala…,), por me shumë pak informacione për publikun rreth deklarimeve aty.

Alija ka thënë se në rreth 2 mijë seanca të krimeve te luftës që ka përcjellur, një izolim të tillë( si në Speciale) nuk e ka parë.

“…Parimisht proceset gjyqësore duhet të jenë publike dhe jo çdo kërkesë e Prokurorisë të themi në rast se kërkon që seanca të jetë  e mbyllur duhet të pranohet nga trupi gjykues për arsye se edhe nga e kaluara në kemi mësuar dhe unë i kam përjellur rreth 2 mijë seanca të krimeve të luftës dhe një izolim të tillë nuk e kam parë deri më tani. Trupi gjykues duhet të kujdeset që publiku të dëgjojë deklaratat e dëshmitarëve pasi edhe opinioni ka të drejtë të krijojë një përshtypje në fund të procedurës në rast nëse trupi gjykues ka marrë një vendim meritor ose jo…”, ka thënë Alija.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika