Sefaj për zëvendësministrin e MPB-së: Nuk e njeh sistemin e pagave

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist, teksa ka thwnw se zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, nuk e njeh sistemin e pagave, ka shtuar se nuk ekziston pagë e njëjtë për punën e njëjtë. Sipas tij, janë rritur vetëm pagat e oborrit politik dhe qeveritar, dhe jo ato të sektorit publik

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist


Ali Sefaj nga Këshilli Grevist, ka thënë se zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, nuk e njeh sistemin e pagave.

Në një lidhje direkte në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Sefaj ka thënë se zëvendësministri Dobra ka folur për një sistem imagjinar.

“Nëse pak e njihni funskionimin e administratës shtetërore, organizimin e saj, sistemin e pagave, dhe çkado tjetër, kemi ardh në përfundim se zëvendësministri lë shumë për të dëshiruar, nuk e njeh sistemin e pagave. Ky flet për një sistem imagjinar, pothuajse do të ndërtojmë diçka që është irelevante”, është shprehur Sefaj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka treguar se projektligji i pagave është ndërtuar mbi parime, dhe ata janë duke krijuar një sistem i cili më herët nuk ka ekzistuar.

Dobra, theksuar se koeficientët nuk i përcakton Ministria e Punëve të Brendshme, por Ministria e Financave.

“Koeficientin e cakton Ministria e Financave, në Ligjin për Buxhetin i cili do të shkojë tutje në muajin tetor nuk mund të japim një vlerë sepse dhe Ministria e Financave është duke punuar për buxhetin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Dobra në emision FIVE, në RTV Dukagjini.

Ai ka treguar se si është bërë dallimi nga koeficienti në koeficient, që sipas tij, ekziston “një Aktvendim i Gjykatës Kushtetuese e cila thotë se duhet ta kemi parasysh institucionin në të cilin zyrtari është në punë, kualifikimin dhe natyrën e punës”.

“Ne jemi duke ndërtuar një sistem në bazë të kushtetues, e cila do të jetë një hierarki, që posti presidentit është në maje të shtetit, në bazë të hierarkisë dhe nuk mund ta vendosim as kryeministrin asnjë ministër mbi atë pozitë’, ka theksuar ai.

“Rritje në oborrin politik dhe jo sektorin publik”

Ai ka thënë se nuk ekziston pagë e njëjtë për punën e njëjtë, derisa ka shtuar se është e ditur se kujt i janë rritur pagat, bazuar në koeficientët e publikuar ditë më parë.

Sipas tij, janë rritur vetëm pagat e oborrit politik dhe qeveritar, dhe jo ato të sektorit publik.

“Nëse flasim për Ligjin e Pagave, dua ta demantoj që në radhë të parë nuk kemi pagë të njëjtë për punë të njëjtë, dihet se kujt iu kanë rritur pagat bazuar në koeficientët. Nuk vlen parimi të cilin e ka përdorur kryeministri dhe organizatat sindikale e kanë mbështetur dhe kanë shpresuar se do të fitojë dhe do t’i mbajë premtimet dhe në këtë rast janë rritur pagat e oborrit politik, oborrit qeveritar por janë lënë për faqe të zezë pagat e sektorit publik dhe të mësimdhënësve”, tha Sefaj.

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist

“Para se ta dimë sa është vlera e koeficientëve, ne e dimë në bazë të renditjes së koeficientëve këshiltarëve politik i dyfishohen pagat. Flasim për pozitat te stafi që janë përcjellës të nivelit politik dhe që një asistent administrartiv, një punëtor teknik apo ngjashëm në qeveri dhe kryeministri paguhet më shumë se një zyrtar profesional në institucione më shumë se sa një mësimdhënës”, shtoi ai.

Ai ka kërkuar trajtim të njëjtë pavarësisht nga institucionet në të cilat punohet, teksa kërkoi përcaktim të qartë të vlerës së koeficinetëve.

“Duhet të trajtohen njejtë agjencitë me ministritë, duhet të përcaktohet qartazi sa është vlera e koeficinetit dhe ajo të përcaktohet në Ligjin e Pagave dhe jo t’u lihet mundësi ministrive apo qeverive që në vazhdimësi të luajnë me vlerën e koeficinetit duke abuzuar me të siç ka pretendime të caktuara dhe në veçanti të parashihet klauzola që parasheh rritjen e pagës konform rritjes ekonomike apo inflacionit”, është shprehur Sefaj.

“Bazuar në vlerën e koeficientëve kemi rritje të theksuar te pozitat drejtuese, stafi politik por nuk reflekton kjo rritje te kategoritë zyrtarët profesionalë dhe stafit teknik që janë në numra të konsiderueshëm”, ka theksuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur në lidhje me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për zyrtarët publikë, ka thënë se të dy projektligjet janë bazë e reformës në administratën publike si një nga prioritet kyçe të Qeverisë, përmes së cilës synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm i pagave.

Kështu ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka theksuar se “hartimi i këtyre projektligjeve nuk ka qenë proces i lehtë dhe punë që ka mundur të përfundohet shpejt”, është shprehur Kurti.

”Përreth 40 për qind të pozitave nuk dihej se ku janë klasifikuar. Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin vetën në ligjin e shfuqizuar të pagave, kishte përafërsisht disa lloje të shtesave dhe kompensimeve, mungesë mbi kriteret kur janë marrë shtesat, zyrtarë që merrnin pagë të ndryshme për punë të njëjtë”, shtoi ai.

Të dhënat nga raportet e progresit prej vitit 2008-2020, sipas Kurtit administrata publike ka qenë e ndikuar nga ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve.

“Në këto raporte del se nuk janë respektuar parimet e rekrutimit transparent dhe të bazuar në merita. Shifrat ilustrojnë këto gjetje më së miri ngase në nivelin e lartë drejtues kemi 69 burra dhe vetëm 17 gra”, ka thënë Kurti.

Sipas të parit të qeverisë, zyrtarët tanë duhet të kenë trajtim të barabartë, djemtë dhe vajzat duhet të kenë mundësi të jenë pjesë e ministrive dhe institucioneve të tjera duke konkurruar në kushte të barabarta.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika