Sefaj: Vlera e koeficientit duhet të jetë 132 euro

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Ali Sefaj, ka thënë se vlera e koeficientit me Ligjin e pagave duhet të jetë 132 euro. Ndërsa, ka theksuar se në të kundërtën opsion mbetet dërgimi i ligjit në Kushtetuese

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Ali Sefaj, ka thënë se vlera e koeficientit me Ligjin e pagave duhet të jetë 132 euro.

Këtë ai e lidh me pagën minimale që është përfolur se do të jetë 264 euro, dhe pagën e kadetit.

Sipas tij, nëse koeficienti do të jetë nën 120 euro, atëherë përmes Avokatit të Popullit do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka shtuar se mos bërja publike e koeficientit është tallje me sektorin publik.

“Ne kemi kërkuar që ligji të ketë rrjedhë logjike, pasi paga minimale është llogaritur të jetë 264 euro, koeficienti duhet të jetë 132 euro për arsye se paga e kadetit është me koeficient dy dhe duhet të jetë minimalisht sa paga minimale. Në rast se vlera do të jetë më e vogël se 120 euro, ne do ta dërgojmë përmes Avokatit të Popullit në Gjykatë Kushtetuese, partitë politike mund ta dërgojnë edhe me nënshkrimet e deputetëve, mirëpo ne si sindikata do ta përdorim Avokatin e Popullit”, ka thënë Sefaj, duke theksuar se ndihet i habitur se si mund të quhet Ligj i pagave ky, pasi vlera e koeficientit nuk dihet.

“Është e habitshme si mund ta quajmë Ligj të pagave kur nuk e dimë vlerën e koeficientit”, u shpreh ai.

Madje, ai pati kritika edhe për komplet proceduarat e hartimit të ligjit, duke thënë se nuk janë marrë për bazë asnjë nga propozimet e tyre.

“Realisht prej kur ka filluar edhe grupi punues kjo është përcjell me jo transparencë duke mos u marrë parasysh as komentet, vërejtët dhe shqetësimet e anëtarëve të grupit të punës dhe ky ligjin nuk është i anëtarëve të grupit punues dhe fatkeqësisht edhe në fazat e më vonshme janë shfrytëzuar kalimthi për të arsyetuar dhe janë mbajtur diskutimet dhe nuk janë marrë për bazë shumica e komenteve të dërguara. Nuk e di arsye, por nuk do të duhej një ligj pa akretë të cilët ky ligj ua siguron çështje financiare dhe perspektivën e tyre”, ka vijuar Sefaj.

Ndërkaq, ka theksuar se është një ligj jo i barabartë, pasi sipas tij nuk paguhen njëjtë punëtorët që kryejnë punën e njëjtë.

“Ky ligji është i pabarazisë, është ligj që promovon diskutimin brenda kategorive nuk kemi pagë të njëjtë për punë të njëjtë, po ashtu i mbështet shumë kategorinë e këshilltarëve politik dhe kategori të tjera edhe në këtë situatë kanë qenë më të paguar”, ka deklaruar Sefaj për EO.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika