Sekretari amerikan i Energjisë: Çmimet e naftës do të rriten derisa të rikthehet qarkullimi në Hormuz

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka deklaruar se çmimet e naftës do të mbeten të larta dhe mund të rriten edhe më tej derisa të rikthehet qarkullimi normal i anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur në një forum ekonomik në Washington DC, ai tha se tregjet pritet të arrijnë kulmin e çmimeve të naftës në javët e ardhshme, para se të nisë një rënie graduale.

“Derisa të përfundojë konflikti dhe të rifillojë rrjedhja e energjisë, presim presion në rënie të çmimeve, por kjo do të marrë kohë,” tha Wright.

Ai shtoi se sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më e vonuar do të jetë edhe stabilizimi i tregut të naftës.

Bllokada amerikane ndaj porteve të Iranit ka hyrë në fuqi, pasi presidenti Donald Trump njoftoi se ajo nis në orën 10:00 sipas kohës së SHBA-së (14:00 GMT / 15:00 BST).

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Irani “dëshiron shumë një marrëveshje” dhe se ai është kontaktuar mëngjesin e sotëm nga “personat përkatës” për arritjen e një dakordësie.

Në një postim në rrjetet sociale, ai paralajmëroi se çdo anije iraniane e tipit “fast attack” që i afrohet zonës së bllokadës do të “eliminohet menjëherë”.

Më herët, kryetari i parlamentit iranian deklaroi se vendi nuk do të “dorëzohet nën kërcënime”, ndërsa deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar ndaj deklaratave të fundit të Trump.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika