Sekretari i NATO-s bisedon me kryeministrin Rama në lidhje me sulmet kibernetike
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me sulmet kibernetike, të cilat Shqipëria ka thënë se vijnë nga Irani. Stoltenberg ka thënë se NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ndaj Shqipërisë. “Fola me kryeministrin Edi Rama për sulmet kibernetike […]
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me sulmet kibernetike, të cilat Shqipëria ka thënë se vijnë nga Irani.
Stoltenberg ka thënë se NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ndaj Shqipërisë.
“Fola me kryeministrin Edi Rama për sulmet kibernetike kundër Aleatit tonë, Shqipërisë, të cilat shumë aleatë ia atribuojnë Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Spoke with PM @ediramaal on the cyberattacks against our Ally #Albania, which many Allies have attributed to Iran. #NATO will continue to provide support, and stands in full solidarity with Albania.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 14, 2022
Të mërkurën e shtatë shtatorit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.
Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me tetë shtator të këtij viti e kishte dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj institucioneve shqiptare.















