Sekretari i VV-së jep dorëheqje nga pozita në KQZ

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina ka bërë të ditur se sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Kupina ka thënë se presidentja, Osmani, është informuar për këtë dorëheqje dhe ka marrë vendim për lirimin e tij nga detyra.

“Presidentja është informuar lidhur me dorëheqjen e z.Alim Rama nga pozita e anëtarit në KQZ. Pas kesaj, Presidentja ka marrë vendim për lirim të tij nga detyra dhe në ditët në vijim, bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ”, ka thënë Kupina.

Një ditë më parë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e quajtur të kundërligjshme situatën në të cilën Rama ishte pjesë e KQZ-së edhe pse ishte emëruar në pozitën e sekretarit organizativ të VV-së. Ai ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se për tre muaj ka toleruar këtë situatë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika