Sekuestrohen 101 paketa cigare në Leposaviq, dy të dyshuar arratisen drejt Serbisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 101 paketa me cigare të dyshuara për kontrabandë në dy automjete në komunën e Leposaviq. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy personat e dyshuar janë larguar në drejtim të Serbia pasi kanë vërejtur praninë e policisë. Gjatë kontrollit të automjeteve, policia ka gjetur dhe sekuestruar […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 101 paketa me cigare të dyshuara për kontrabandë në dy automjete në komunën e Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy personat e dyshuar janë larguar në drejtim të Serbia pasi kanë vërejtur praninë e policisë.
Gjatë kontrollit të automjeteve, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithsej 101 paketa me cigare, vlera e të cilave vlerësohet të jetë rreth 80 deri në 85 mijë euro. Po ashtu është konfiskuar edhe një pajisje radiolidhjeje.
Automjetet e përfshira në rast janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme hetimore.















